web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu e nis me hap fals, Luftëtari bën surprizën në Korçë

2026-01-17 18:01:00, Sport CNA

Skënderbeu e nis me hap fals, Luftëtari bën surprizën

Skënderbeu e ka nisur me hap fals vitin 2026 në Kategorinë e Parë. Korçarët u ndalën në barazim 1-1 ndaj Luftëtarit në shtëpi.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën u shënuan dy gola. Fillimisht Tayo humbi penallti për vendasit, ndërsa te miqtë shënoi nga pika e bardhë Sterling.

Avantazhi i miqve zgjati pak, pasi Gjini barazoi shifrat në 1-1, në atë që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Me këtë barazim, Skënderbeu mbetet në krye të renditjes me 41 pikë të grumbulluara, ndërsa Luftëtari renditet i parafundit me 12 pikë.





Lajmet e fundit nga