web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohen “forcat” te Shqipëria para Italisë, sulmuesi i Kombëtares merr lejen e klubit

2022-11-15 14:22:12, Sport CNA

Shtohen “forcat” te Shqipëria para Italisë, sulmuesi i

Vetëm një ditë para ndeshjes miqësore që Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Italisë në “Air Albania”, Myrto Uzuni ka mundur të marrë leje nga klubi i tij Granada.

Mes shumë mungesave që mungojnë, Edy Rejën e kënaq “fluturimi” i Uzunit nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se lojtari beratas do të udhëtojë përsëri pas miqësores me Italinë në Spanjë, pasi La Liga 2 nuk e ndal aktivitetin e saj.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi “bomberi” beratas po kalon një formë të shkëlqyer, teksa rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.





Lajmet e fundit nga