The first half ends, here's what's happening in "El Clasico"
Real Madrid will host Barcelona at 21:00 at "Santiago Bernab...
Struga Trim Lum në vazhdim të sezonit do të udhëhiqet nga profesori Shpëtim Duro, një emër i njohur ky si për opinionin sportiv në vend, poashtu edhe më gjërë. Shpëtim Duro së fundmi në futbollin shqiptarë kishte drejtuar skuadrën e Egnatias, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës në dy periudha të ndryshme.
Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit strugan, strategu 63-vjeçar ka treguar arsyen e pranimit të ofertës së drejtuesve të Struga Trim Lum, por edhe pritjet e tij me këtë skuadër, që aktualisht udhëheq renditjen tabelare në Ligën e Parë.
“Sigurisht që ka ardhur pa pritur, pas prishjes së bashkëpunimit me ish trajnerin, pas dy ditësh më kanë kontaktuar drejtuesit e Struga Trim Lum dhe pas bisedimeve sigurisht kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe nga sot kam filluar si trajner i Strugës” – u shpreh fillimisht trajneri Duro, i cili thotë se profesioni i trajnerit është i vështirë, pavarësisht se çfarë skuadre udhëheq.
“Profesioni i trajnerit i tillë është, ka përgjegjësi, sigurisht që edhe në këtë situatë është përgjegjësi, pasi Struga Trim Lum është në vendin e parë, patjetër dhe largimi i trajnerëve, edhe unë kur kam qenë me rezultate të larta, ka pasur raste që jam larguar. Largimi i trajnerit nuk është nganjëherë vetëm për rezultatet, ka edhe faktorë të ndryshëm. Kjo gjë ka ndodhur edhe me mua, pra ky është profesioni i trajnerit, patjetër që çdo drejtim i çdo skuadre, pavarësisht objektivave është përgjegjësi, por i tillë është profesioni i trajnerit” – thotë Duro, i cili te Struga Trim Lum njeh një pjesë të bukur të futbollistëve, ndërsa ajo që kishte bindur strategun nga Tirana, ishte edhe serioziteti dhe profesionalizmi i drejtuesve të skuadrës, të cilët për një periudhë të shkurtër bënë që Struga Trim Lum të jetë një skuadër shumë respektabile në futboll.
“Ndoshta një nga shkaqet dhe elementet kryesore që kam pranuar këtë ofertë, kam pasur kontakte vazhdimisht, njohje, sepse shumë futbollistë që ka sot Struga Trim Lum, unë i kam drejtuar në skuadra të ndryshme, si tek Shkëndija, Partizani i Tiranës, te Kukësi, pra janë futbollistë si pjesë e skuadrës që unë i kam drejtuar. Patjetër që serioziteti i drejtuesve, nuk ja vlen ta them unë, duke patur parasysh se ata kanë arritur në një moment, në një kohë shumë të shkurtër ta ngrejnë Struga Trim Lumin në nivele të larta. Kjo është arsyeja që tregon seriozitetin dhe profesionalizmin e drejtuesve të klubit të Strugës”.
“Lojtarët që unë kam bashkëpunuar janë të shumtë, Besart Ibraimi, Bujo Shabani, Marjan Radeski, Besmir Bojku, Edis Maliqi, ka shumë futbollistë pra, por edhe futbollistët tjerë pak a shumë, pasi unë kam qenë edhe trajner dy herë tek Shkëndija, kështu që kam njohuri pak a shumë edhe për futbollistët tjerë që kanë luajtur te Shkëndija” – u shpreh Duro, i cili nuk fsheh se me Struga Trim Lum do të luftojnë në të dyja frontet.
“Po, patjetër, jemi skuadër që jemi lider momentalisht dhe luftojmë në dy fronte, edhe për titullin, por njëkohësisht edhe për Kupën e Maqedonisë” – përfundoi opinionin e tij profesor Shpëtim Duro, i cili në bankinën e skuadrës strugane do të ketë një debutim shumë të vështirë, duke mirëpritur në Strugë kampionët në fuqi të FC Shkupit.
Real Madrid will host Barcelona at 21:00 at "Santiago Bernab...
Situata te Sampdoria është gjithnjë e më dramatike dhe jo ...
In a surprise move, the former coach of the National Team, E...
At 21:00 Real Madrid-Barcelona will be played for the semi-f...
Milan Skriniar will leave the Inter team at the end of thi...
The challenge with Erzeni is of special importance in Ball...
The next edition of the "UEFA A" license coaching course, wh...
Kej Alvesh is one of the models that is in the center of att...
Commisso makes fun of Juve. The president of Fiorentina does...
The big crisis with the main sponsor of the jersey, "Digital...
The loss to Vllaznina in the Cup stirred the waters at Parti...
Skenderbeu has come out on top of the ranking of the f...
Interi nuk po kalon një moment të mirë, teksa humbja e fundi...
Partizani will play on Monday against Tirana, a valid matc...
Ermal Krasniqi finds the way to the net with the Cluj team i...
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka shqyrtuar ngjarjet e kësaj...
Futbollisti i ri grek, Jordanis Adamakis (22) vdiq në një ...
Cristiano Ronaldo is the highest paid athlete in the world...
A serious incident occurred during the early hours of today'...
Skënderbeu kërkon që të “çimentojë” kreun në Burrel. Janë të...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...