web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkupi kualifikohet në turin e dytë të Champions League

2022-07-12 20:30:00, Sport CNA

Shkupi vuan por kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Shkupjanët shkuan në Gjibraltar me avantazhin 3-0, çka u dha atyre një qetësi të tepruar.

Sot, në Victoria Stadium, Lincoln Red Imps mundi 2-0 ekipin e Sedlkoskit. Goli i parë erdhi pas 30 minutash, me autor Juanfri. Skuadra modeste e spanjollit Castillo do dyfishonte shifrat me Casciaro, në minutën e 69-të. Gjithsesi, asgjë e keqe s’do vinte për Shkupin, pasi këta të fundit do ia dilnin të mbanin këtë rezultat deri në fund.

Turi i dytë i kualifikueseve do rezervojë dy duele tejet të vështira. Shkupit do i duhet të bëjë mrekullinë ndaj Dinamos së Zagrebit.

 





Lajmet e fundit nga