web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkruhet historia! Dy ekipe shqiptare kualifikohen në fazën e grupeve

2025-08-28 21:49:00, Sport CNA

Shkruhet historia! Dy ekipe shqiptare kualifikohen në fazën e grupeve

Për herë të parë në histori, dy skuadra shqiptare do të luajnë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Kampionia e Kosovës, Drita ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Conference League.

Gjilanasit eliminuan në “play off” skuadrën e Differdange, për të kaluar më tej. Drita bëhet skuadra e dytë nga Kosova, që prek grupet, pas Ballkanit.

Më herët, kualifikimin në grupe të Conference League e ka siguruar edhe Shkëndija e Tetovës. Megjithatë, kuqezinjtë synojnë kualifikimin në grupet e Europa League, ku po përballen me Ludogorets në “play off”.





Lajmet e fundit nga