web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia e vajzave eliminohet në turin e dytë të Champions/ Trajneri Lekaj: Gabime individuale të mesfushës

2025-08-28 10:40:00, Sport CNA

Vllaznia e vajzave eliminohet në turin e dytë të Champions/

Vllaznia në futbollin e vajzave është eliminuar në turin e dytë të Champions League duke i dhënë fund kësaj aventure. Vajzat shkodrane humbën 1-2 përballë kampiones së Bjellorusisë, Dinamo Minksk.

Pavarësisht 11 përforcimeve, vajzat kuqeblu nuk arritën në finale. Mungesa e Megi Doçit për Vllazninë për shkak të një kartoni të kuq nga sezoni i kaluar, ndikoi në lojën e ekipit kuqeblu. Tikhomirova shënoi golin e avantazhit për skuadrën mike në fund të pjesës së parë.

Bjelloruset 45 minutat e dyta i nisën me një tjetër gol duke e bërë të vështirë për Vllazninë. Goli në fund të lojës nga Bajraktari solli pak shpresë, por skuadra shkodrane nuk arriti ta çojë në shtesë ndeshjen pavarësisht presionit që ushtroi në lojë. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj tha se ndjen keqardhje për këtë eliminim të papritur.

"Padiskutim që është keqaedhje ne kishim përgatit një ndeshje të mirë.Në pjesë të dytë kishim mund?sitë tona dhe disa raste. Golat që u bënë ishin gabime individuale të një vajze jo e vendosur në pozicionin e duhur. Sepsw ne nuk e meritonim këtë humbje.Pjesën e parë nuk funksionoi mesi i fushës u munduam në pjesën dytë por nuk shkoi.Morëm vetën në minutat e fundit po nuk funksionoi. Mesi i fushës është zemra e ekipit e kur nuk funksionon mesi nuk ecet para.Ekipi kundërshtar nuk ishte më i fortë se ne por më i pisët sepse u panë ne fushë duke shtyre vajzat duke shtyrë lojën për shumë minuta por më fund fituan ndeshjen e nuk kemi ca të themi.Edhe arbitrimi ndikoi shumë pak minuta shtesë shume faulla nuk i dha për ne të gjitha ndikuan", tha trajneri Lekaj.

 

Pavarësisht eleminimit nga Champions, Vllaznia do të kërkojë një fitore përballë ekipit të Racing Union për të siguruar vendin e tretë në këtë minigrup për të vijuar përfaqësimin në Europa League.

Finalja e turit të dytë do të luhet mes Ferencvarosit që fitoi 3-0 ndaj Racing Union dhe Dinamo Minsk që mposhti 2-1 Vllazninë./ CNA





Lajmet e fundit nga