web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat zyrtare/ Partizani kampion në tribuna, ja sa tifozë kishin të kuqtë dhe Tirana në

2023-07-15 12:39:07, Sport CNA

Pas një pushimi pas fundit të kampionatit, skuadrat kryeqytetase u rikthyen në aksion në ndeshjet europiane. Partizani dhe Tirana janë gjithnjë në garë, në çdo aspekt ku mund të krahasohen dhe nëse e bëjmë këtë në numrin e tifozëve që grumbulluan në betejat e tyre të fundit, kampionët kanë arritur ta fitojnë duelin.

Në ndeshjen mes Partizanit dhe BATE Borisovit ishin saktësisht 6365 tifozë të pranishëm, ndërsa në atë mes Tiranës dhe Dinamo Batumit po në “Air Albania”, ishin 5609 spektatorë. Duhet thënë se Partizani luante në një kompeticion më prestigjioz se Tirana, në Champions League, si dhe kishte zgjedhur të vendoste çmime mjaft më të arsyeshme se Tirana.

Të dyja ndeshjet përfunduan në barazim 1-1. Të kuqtë pësuan golin e parë në minutën e 58 por barazuan në minutën e 66 dhe deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar. Nga ana tjetër, Tirana u ndëshkua në minutën e 66 dhe barazoi rezultatin në minutën e 93 të takimit.





Lajmet e fundit nga