Skënderbeu sfidon Erzenin, Gvozdenoviç premton spektakël
Skënderbeu luan një ndeshje të rëndësishme këtë të shtunë,...

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda, njoftoi pushimin nga futbolli pak ditë më parë. Lëndimet e shumta dhe jo vetëm, e detyruan 29-vjeçarin, ka mbyllë përkohësisht me futbollin e luajtur.
Në një rrëfim të bërë së fundmi, Grezda ka folur për gjithë karrierën e tij, duke thënë se ka bërë katër operacione, dy prej të cilëve gabim.
“Këto vitet e fundit me problemet shëndetësore që kam kaluar, kam qenë shumë keq. Kam tentuar të kthehem disa herë. Nuk jam i kënaqur me progresin ku mund të arrij dhe vendosa njëherë të pushoj. Jam lodhur nga këto lëndime. Kam pasur kontratë edhe një vit me Rodeshin, e respektoj si ekip, por nuk kam dëshirë të luaj në ligë të dytë dhe për këtë arsye shkëputa kontratën. Nëse vjen ndonjë ofertë serioze dhe jam mirë me shëndet do t’i bashkohem, por nuk besoj. Futbollit nuk i dihet, por gjasat janë të vogla.
Kam pasur katër operime të ligamenteve në nyja të këmbëve. Dy herë në Kroaci më kanë operuar gabim. Ka qenë momenti më kritik i karrierës sime. Operimin e parë e kam pasur pak para se të kaloja në Rangers, pastaj lëndimin e kam pësuar në Rangers në përgatitje në janar. Më kanë bërë injeksione në vend të operimit. Pastaj jam bërë imun në injeksione dhe në Kroaci dy herë jam operuar, kurse herën e katërt në Barcelonë”, theksoi Grezda fillimisht për “Koha”.
Sulmuesi tha se ka arritur shumë që në moshë të re, por, sipas tij, dëmtimet e kanë kushtëzuar për të shkuar më lart.
“Të gjithë ata që më njohin, unë jam një djalë realist. I flas gjërat ashtu siç janë. Kam qenë një ndër talentet më të mëdhenj shqiptarë. Prej moshës 20-vjeçare kam bërë karrierë të suksesshme. E kam realizuar qëllimin jetësor të karrierës ku nënshkrova kontratë me një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Jam bërë shqiptari i parë që kam nënshkruar kontratë me klubin me më së shumti trofe në botë. Ka qenë një arritje e vogël për mua. Pastaj filluan krejt probleme të tjera. Nuk jam i kënaqur me arritjet e mia, pasi kam besuar se mund të arrij shumë më shumë, mirëpo jeta i ka këto sfida. Duhet të vazhdoj gjëra të tjera”, tha ai.
Grezda ka luajtur edhe 13 ndeshje për Shqipërinë, ndërsa ka shënuar një gol, por ndjen keqardhje që nuk mori pjesë në Europian.
“Do të doja të isha pjesë e një Evropiani, por për fat të keq nuk isha. Shqipëria ishte ëndrra ime. Kur Shqipëria ma kishte nevojën, unë kam qenë gjithmonë aty, por unë kisha nevojë për Shqipërinë, nuk është se më ka ndihmuar. Edhe sporti i ka këto padrejtësi”, deklaroi Grezda.
Skënderbeu luan një ndeshje të rëndësishme këtë të shtunë,...
Trajneri Qatip Osmani, ka reaguar për herë të parë, pas la...
Thomas Brdaric, është trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shk...
The club of Superiore, Erzeni has won the trial at the Lausa...
Qatip Osmani is no longer the coach of Vllaznia. Shkodran ...
The match with Egnatia in the semi-final of the Cup of Alban...
At Bayern Munich, the issue of the coach has not yet been ...
The situation at Drita club in Kosovo is not calm at all. ...
Momente paniku te klubi i La Ligës spanjolle, Girona. Dy l...
Mirlind Daku, po shkëlqen në Rusi me fanellën e Rubin ...
Sfida mes Interit dhe Torinos, në Serinë A, do të futet në...
Xavi Hernandez will be the coach of Barcelona, at least ...
Klubi i Tiranës, ka njoftuar këtë të mërkurë, se kanë dalë...
Xavi Hernandez, do të jetë trajner i Barcelonës, të paktën...
Mirlind Daku continues to be decisive in Russia, where he ...
Pas Kukësit, kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë...
Eros Grezda has made an unexpected decision. The Albanian ...
Kukësi, bëhet skuadra e parë që kualifikohet në finalen e ...
Agjenti i Rey Manajt, Vincenzo Pisacane, ka zbuluar një pr...
Pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Ku...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...