web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xavi qëndron te Barcelona,

2024-04-25 10:48:00, Sport CNA

Xavi qëndron te Barcelona,

Xavi Hernandez, do të jetë trajner i Barcelonës, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku spanjoll, njoftoi pak kohë më parë se do të largohej në fund të sezonit, por situata ka ndryshuar.

Pas një takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, është vendosur që Xavi të vazhdojë në drejtimin e katalanasve edhe për sezonin e ardhshëm.

Dëshira e madhe e drejtuesve, por edhe e tifozëve për të qëndruar, ka bërë që Xavi të ndryshojë mendje.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit të Barcelonës, dëshira e lojtarëve dhe përkrahja për trajnerin, ishte çelësi që Xavi të ndryshonte vendimin e parë. Thuhet se shumë lojtarë kishin shkuar në zyrën e trajnerit, për t’i kërkuar atij qëndrimin me çdo kusht.

44-vjeçari pritet të ketë dorë të lirë edhe në merkaton e verës, për të afruar lojtarët që ai dëshiron të ketë në skuadër.

Xavi e mori Barcelonën në nëntor të vitit 2021 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit 2025.

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve nga PSG në çerekfinale, ndërsa në La Liga, gjashtë javë para përfundimit të sezonit, është  11 pikë prapa kryesuesve të Real Madrid.

Ky qëndrim i Xavi-it te Barcelona, duket se i ka prishur punë edhe Milanit. Nga Spanja, bëjnë me dije, se trajneri, ishte alternativa kryesore e Milanit për stolin, si pasues i Stefano Piolit, që do të largohet në fund të sezonit.





Lajmet e fundit nga