web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivaliteti mes Brazilit dhe Gjermanisë vijon edhe në Katar, shifrat interesante të dy kombëtareve

2022-11-18 18:04:00, Sport CNA

Brazili cilësohet si mbreti i Botërorit, por Gjermania i qëndron shumë pranë në çdo aspekt. Brazilianët dhe “Pancerat” kanë zhvilluar të njëjtin numër takimesh në këtë kompeticion me nga 109 respektivisht përgjatë gjithë historisë së tyre pjesëmarrëse, por këtu mund të përfshihet fakti se “Seleçao” ka marrë pjesë në çdo rast, ndërsa “tanku” gjerman nuk e kanë pasur luksin e njëjtë.

Tjetër e dhënë interesante është se ata kanë arritur 8 herë në finale dhe vetëm gjysmën e tyre e kanë mbyllur me kupën në duar. Asnjë përfaqësuese tjetër nuk ka kapur kuotë të tillë.

Nëse flasim për legjenda jo vetëm në fushën e lojës, sërish do të duhet të shfletojmë nga ata që kanë bërë historinë me ngjyrat e Gjermanisë. Franc Beckenbauer ishte i parë që ia doli të fitonte kupën jo vetëm si futbollist, por edhe në rolin e trajnerit.


Beckenbauer më pas iu bashkuan braziliani Mario Zagallo dhe Didier Deschamp nga kampi i Francës. Goleadat nuk mund të mungojnë në statistikat e “Pancerave”. 8- 0 rezulton fitorja më e thellë për ta në “Kupën e Botës”, e realizuar në vitin 2002 ndaj Arabisë Saudite.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi numrin 8 e kanë pasur edhe në portën e tyre, respektivisht në 1954 ndaj Hungarisë, e përfunduar 8-3. Duke qëndruar në elementin “gol”, shtojmë se Miroslav Klose gëzon titullin “goleador” i Botërorit, me 16 të tillë, 1 më shumë se fenomeni Ronaldo.

The data in question could not miss a weighty name in the history of the German national team like Lothar Matthaus. The 61-year-old has the status of the player with the highest number of participations with 25 such.





Lajmet e fundit nga