web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ata po shkëlqejnë me Partizanin, që janë yjet që mund të sjellin miliona në klub

2022-11-18 17:34:42, Sport CNA

Partizani prej dy vitesh po punon fort për të mbledhur të rinjtë më të mirë të futbollit shqiptar dhe me disa prej lojtarëve duket se ka goditur në shenjë. Këtë vit ata e kanë nisur shumë mirë dhe po luftojnë dhëmb për dhëmb me Tiranën për titullin kampion.

Ky objektiv është padyshim më i rëndësishmi, por jo i vetmi për Partizanin. Klubet shqiptare, përveç synimeve për të fituar tituj, duhet të fillojnë edhe të rrisin lojtarë dhe të shesin, në rast se planifikojnë të jenë financiarisht të pavarura dhe të funksionojnë si biznese të vetëqëndrueshme. Fatmirësisht, edhe pse ndoshta pak vonë, Partizani e ka kuptuar këtë dhe ka arritur të ndërtojë një ekip të ri.

Janë të paktën 6 lojtarë që kanë nënshkruar kontrata afatmesme dhe afatgjata me Partizanin dhe që mund të shiten nga vera e ardhshme, për t'i sjellë klubit të ardhura të konsiderueshme.

Juliano Skuka është emri më i rëndësishëm, ndërsa pas tij vijnë Arinaldo Rrapaj, Masanga Matondo, Tedi Cara apo Andi Hadroj. Një tjetër xhevahir i nxjerrë këtë sezon është Paulo Buxelaj, i cili po shkëlqen çdo ditë e më shumë.

Për Skukën, Carën dhe Rrapajn ka pasur interes që në verën e kaluar, ndërsa në shënjestër janë vënë edhe të tjerë. Fitimi i titullit do të rriste ndjeshëm çmimin për të gjithë.





Lajmet e fundit nga