web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivalët e Milanit mendojnë rikthimin e portierit Donnarumma në Serie A

2023-07-31 17:15:00, Sport CNA

Rivalët e Milanit mendojnë rikthimin e portierit Donnarumma në

“Ndizet” sërish aksi Paris-Torino. Teksa Juventusi dhe PSG  prej javësh janë në bisedime intensive për Dusan Vlahovic, një tjetër lajm i bujshëm vjen nga Italia.


Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, te bardhezinjtë nga Torino ka lindur një ide e çmendur. Bëhet fjalë për sondazh të hapur nga Juventus për të sjellë në skuadër portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma (Ka luajtur më parë për Milanin).

Trajneri i PSG, Luis Enrique llogarit në shërbimet e portierit të njohur për sezonin që po vjen, por nëse drejtuesit do i afronin një tjetër “gardian” cilësor, largimi i Donnarummas nuk do ishte ndonjë problem i madh. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e një ide-je.





Lajmet e fundit nga