web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, arbitri bëhet për spital

2023-10-28 16:58:00, Sport CNA

Dhunë në ndeshjen Shënkolli-Sopoti 1-1, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të, sipas shtypit të shkruar.

Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës. Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF.





12:15 Sport

Osmani

Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stër...

Lajmet e fundit nga