web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi Tirana-Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

2023-10-28 12:58:00, Sport CNA

Derbi Tirana-Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

Tirana pret Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”, në sfidën e javës së 10-të të Superiores, e cila do të startojë në orën 14:00.

Të dyja skuadrat hyjnë në fushë për tre pikët, në mënyrë që t’i japin një “shkelm” krizës.

Bardheblutë kanë marrë dy humbje radhazi me Partizanin dhe Egnatian, ndërsa “Nëndetësja” ndodhet në vendin e fundit të renditjes, teksa Dritan Mehmeti kërkon të debutojë me fitore.

Për Tiranën në mbrojtje do të debutojë Ermal Meta, ndërsa te Dinamo shihen disa ndryshime, ku spikat ulja e portierit Rexhepi në stol dhe Sali e nis si titullar.

FORMACIONET:

TIRANA: Kozi, Doka, Hoxhallari, Meta, Përgjoni, Hila, Deliu, Lushkja, Hasani, Abazaj, Kaina.

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Smaçi, Gudiabi, Karamba, Lorran, Zabërgja, L. Vila, Denison.





12:15 Sport

Osmani

Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stër...

Lajmet e fundit nga