The challenge with Egnatia, two important absences for Skënderbeu
Skanderbeg will host Egnatia in Korça in the challenge that ...
Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”, drejtori sportiv i Tiranës, Tefik osmani foli për gjendjen e ekipit dhe për situatën e kaluar me Orges Shehin
“Nuk jemi në një mini-krizë. Edhe unë sot që po dal para mediave e kam kërkuar vetë, sepse puna e drejtorit sportiv kjo është, në momente që ka rezultate jo të mira. Nuk jam dakord me problemet, sepse s’kemi pasur probleme të tjera përveç rezultatit. Mendoj se rezultatet kanë ardhur nga ana psikologjike e lojtarëve. Nuk ka qenë e mirë. për gati 2 vite e gjysmë, 3 vite ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Ju tashmë e dini edhe vitin që ne humbëm kampionatin, e dini se si e humbëm. Dhe pse të gjithë pavarësisht nuk mund ta thonë siç po flas unë tani, por kur të mbarojë intervista ma thoni si e kemi humbur. Unë këtu kam dal që t’i them tifozerisë së Tiranës, që ju kërkoj falje për këto rezultate, sepse unë e di se sa e ndjejnë ata kur Tirana nuk është aty ku ata e duan. Prandaj ju them në emër të gjithëve që ju kërkoj falje. Edhe presidentit të cilit ka bërë një investim kaq të madh si asnjëherë tjetër në këto tre vite që unë kam qenë si drejtor.
Shiko të them të vërtetën nuk është se me Gesin (Shehin) ishim duke fituar edhe me Julin (Ahmatajn) po humbim. Mendoj se secili trajner ka meritat e veta. E di shumë mirë, siç thotë Gesi që Osmanin e kam mik, edhe unë atë e kam shumë mik. Është trajner të cilin në momentin që unë e kam marrë dhe kam bindur edhe presidentin që Gesi duhet të vijë te Tirana, edhe ju gazetarët nuk keni qenë dakord që ai do të kishte këtë sukses, që do të jetë ky Gesi që tani është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.
Kriza? Kjo kalohet duke bindur futbollistët, të cilët nga ana psikologjike ka qenë shumë e rëndë duke bindur futbollistët. Mund t’iu kujtoj kur unë kam qenë futbollist te Tirana, kemi pasur dhe ne ato ngërçet tona. Po të bësh krahasimin e skuadrës në 2008 dhe tani, të gjithë biem dakord që Tirana në 2008 ka pasur lojtarët më të mirë, por edhe tani mendoj që ka lojtarët më të mirë.
Ne si klub i Tiranës nuk shohim asnjëherë që kjo skuadër vjen e dobët apo e fortë. Klubi i Tiranës hynë në fushë për të fituar. Te Tirana nuk është meritë të fitosh titullin kampion, Kupën. Këto janë detyrime që ka në ADN-në e vet.
Në rast se dalin dy specialistë dhe thonë që kjo skuadër nuk është ndërtuar mirë, unë nuk merrem më me këtë punë. Do kërkoj të punoj ose në kryeministri ose në bashki.
Nuk duhet të nxitohemi. Prandaj bëra krahasimin që dhe në 2008-ën kemi pasur këtë problem. Kanë qenë të gjithë lojtarët më të mirë të momentit. Dhe në 2008-ën pothuajse të njëjtat fjalë janë përmendur nga gazetarët: A ja vlejti Osmani? A ja vlejti Dabulla, Andi Lila, Muzaka, Ansi Agolli? Por në fund fare ajo Tiranë doli kampion.
Unë mendoj dhe kam shumë besim që nesër do të shohim një Tiranë krejt ndryshe. Kam folur me shumë futbollistë, edhe stafin. Kemi pasur praninë edhe presidentit afër. Mendoj që edhe lojtarët nesër do të japin maksimumin. Atë që ky klub kërkon. Që një futbollist që vesh bluzën e Tiranës do të japë maksimumin.
Di t’iu them vetëm këtë gjë. Si me presidentin, ashtu edhe me Gesin, unë pothuajse flas me të dyja palët. Nuk mendoj se po bëhet diçka e madhe. Ju garantoj që në ditët në vazhdim do bisedojmë me njëri-tjetrin dhe nuk do të jetë kjo tymnajë, sepse dhe ju mediat keni qejf që t’i bëni gjërat tymnajë. Nuk ju akuzoj, por keni qejf. Edhe unë po të punoja me ju kështu do veproja. Megjithatë, më thoni një trajner tjetër që është larguar nga Tirana dhe nuk ka ardhur prapë në këtë klub. Kanë pasur probleme më të mëdha se Gesi”, u shpreh Osmani.
Skanderbeg will host Egnatia in Korça in the challenge that ...
Superiorja starton fazën e dytë të kampionatit, teksa do t...
The news of Artan Mërgjyshi's departure from Vora's team w...
Në Itali, tema Kristjan Asllani mbetet e hapur. Ndryshe nga ...
Të kesh një stol të stadiumit “Camp Nou” në shtëpi është ndo...
Deputeti nga komunitetet pakicë, Erxhan Galushi ka vepruar...
Tifozët serbë kanë shkaktuar kaos në Gjermani para ndeshjes ...
Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin...
Pas sukseseve radhazi të kuqezinjve me 5 fitore dhe një ba...
Emanuel Egbo, është trajneri më i ri i Prishtinës. Klubi n...
Orges Shehi ka reaguar për deklaratën e Refik Halilit, i cil...
Debatik Curri dhe drejtuesit e Prishtinës kanë rënë dakord p...
The winner of the "Golden Ball 2023" will be Leo Mesi, wit...
FIFA ka zbuluar ndryshimet në renditjen e përgjithshme, sa i...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë ven...
Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me...
The strikes from Silvinho continue. Another new name has app...
The Champions League gave spectacle and goals in the 3 group...
Ka kaluar 8 vite në Premier League dhe 4 pret tyre duke luaj...
Premier League ka kërkuar që Evertonit t’i hiqen 12 pikë, pa...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...