Vetëm rritje, Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s
Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar.
Sjellja e gabuar e tifozëve solli një ‘mal’ me gjoba për shumë skuadra si Tirana, Kukësi e Erzeni në Superiore, deri te Flamurtari e Maliqi në Kategorinë e Parë e të Dytë. Madje klubi shijakas është dënuar të luajë dy ndeshje pa spektatorë.
Gjithashtu dënohen edhe zyrtarë të shumë ekipeve mes tyre, Alban Hoxha i Egnatias dhe Naim Halili i Kukësit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.10.2023
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;
Zyrtari i FK Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë;
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;
Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes gjatë mbledhjes zyrtare para fillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës , do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe mos garantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 3/b, 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.
FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i KS Besëlidhja, Klejdi Dibra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i KF Oriku, Sherif Idizaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Oriku, Argent Halili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Pogradeci, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Këlcyra, Robert Spahiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-19, Fatmir Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Arbër Bushati, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Laçi U-19, Franc Valteri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i KF Laçi U-17, Eduard Tanushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Tirana U-14, Akil Jakupi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Aleks Pisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Pogradeci, Orgito Elmasi, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Pepa U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-16, kundër FK Apolonia U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Vora U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Pogradeci U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër FC Kinostudio U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
FC Besa U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-13, kundër FK Vora U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Murlani, Meldin Tafa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me...
The strikes from Silvinho continue. Another new name has app...
The Champions League gave spectacle and goals in the 3 group...
Ka kaluar 8 vite në Premier League dhe 4 pret tyre duke luaj...
Premier League ka kërkuar që Evertonit t’i hiqen 12 pikë, pa...
Partizani do të duelojë me Teutën në kuadër të javës së 10-t...
Pas përjashtimit me karton të kuq nga Chiffi në ndeshjen k...
Sandro Tonali dhe Prokuroria do të zyrtarizojnë akordin si...
Fundjava jep startin e fazës së dytë për Superioren. Gjith...
Dënimi për Sandro Tonalin ka ardhur, me mesfushorin italian ...
Dinamo City ka bërë sot paradite prezantimin e trajnerit D...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi duket se ësh...
Dion Berisha has scored 5 goals and provided 2 assists in th...
After Inter's 2-1 victory over Salzburg, Hakan Calhanoglu sp...
Albania's players are continuing with fantastic performances...
Parashutistë shqiptarë, kanë bërë një arritje të madhe në Bo...
Armando Broja didn't waste time and apparently, he found his...
Artan Mërgjyshi will no longer be Vora's coach. "Supersport"...
Albanian paratroopers have excelled in the World Precision F...
Ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore janë mbyllur...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...