web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani në dijeni për bastet e Tonalit? Newcastle akuzon klubin italian

2023-10-25 13:44:00, Sport CNA

Milani në dijeni për bastet e Tonalit? Newcastle akuzon klubin italian

Sandro Tonali dhe Prokuroria do të zyrtarizojnë akordin sipas të cilit lojtari pranon fajësinë për akuzat e ngritura vetëm pak ditë më parë. Mesfushori italian ka pranuar se ka varësi nga kumari dhe tani pret të qëndrojë për gati dhjetë muaj jashtë fushave të futbollit.

23-vjeçari humb edhe Europianin e 2024-ës nëse Italia do të arrinte të kualifikohej si dhe të gjitha ndeshjet e këtij sezoni futbollistik të Newcastle.

Sipas “Corriere dello Sport” pasojat mund do të jenë të rënda edhe për Milanin. Mendohet se Newcastle mund të kërkojë një pjesë të shifrës (70 mln euro) të paguar për Tonalin pasi akuzon Milanin se ishte në dijeni të faktit se lojtari kishte hyrë në një rrjet bastesh të jashtëligjshëm.





18:22 Sport

Plasi

Kaosi i shkaktuar nga çështja e futbollistëve të cilët ven...

Lajmet e fundit nga