web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona nxjerr në shitje stolat e stadiumit

2023-10-26 17:16:00, Sport CNA

Të kesh një stol të stadiumit “Camp Nou” në shtëpi është ndoshta një nga ëndrrat që shumica e tifozëve të Barcelonës.

Në funksion të punimeve të rinovimit të stadiumit të famshëm, Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga stolat duke i përfshirë në koleksionin e suvenireve të quajtur “Full of History”.

Ata që janë të abonuar, do të ketë mundësinë e parablerjes, ndërsa anëtarët e tjerë do të mund të blejnë një vend nga data 14 deri më 27 nëntor.

Pjesa tjetër e tifozëve do të duhet të presin për shitjen e lirë, megjithatë klubi katalanas, me sa duket, po organizon një ceremoni prezantimi për këdo që ka vendosur të marrë një pjesë të historisë së Barcelonës. Mes suvenireve ka edhe copa bari, rrjeta portash etj.





15:40 Sport

Shqipëria,

Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin...

11:32 Sport

Vendimet/

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë ven...

Lajmet e fundit nga