web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh edhe kështu/ U zgjodh trajneri i muajit pa asnjë humbje, shkarkohet legjenda e Liverpool

2023-10-27 15:00:19, Sport CNA

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite, teksa firmosi për një vit me Al-Qadisiya.

Pavarësisht se nuk regjistroi asnjë humbje me skuadrën arabe dhe javën e kaluar u shpall trajneri më i mirë i muajit, Fowler është shkarkuar nga detyra!

Edhe pse Al-Qadisiya renditet në vendin e dytë në divizionin e dytë të futbollit saudite me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Orubah.

Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Fowler kaloi vitet më të bukura të karrierës si futbollist të Liverpooli. Ai mban vendin e tetë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Premier League (163 gola).

Gjatë karrierës së tij, Fowler veshi 26 herë fanellën e kombëtares angleze, duke shënuar në total 7 gola. Ndërkohë që si trajner ka punuar më parë në Tajlandë, Australi dhe Indi.





12:15 Sport

Osmani

Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stër...

15:40 Sport

Shqipëria,

Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin...

11:32 Sport

Vendimet/

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë ven...

Lajmet e fundit nga