web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e parë spektakolare, Partizani në avantazh ndaj Astanës

2023-08-31 20:40:58, Sport CNA

Partizani e ka mbyllur në avantazh minimal pjesën e parë ndaj Astanës, në sfidën e vlefshme për fazën “play off” të Conbference League.

Goli i shënuar nga Bintsouka, i dha avantazhin kampionëve të Shqipërisë. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim në zonë në minutën e 24-t, duke goditur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Partizanit i duhet vetëm një gol në pjesën e dytë, për të siguruar kualifikimin historik në grupet e Conference League.

Sfida transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.





Lajmet e fundit nga