web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani vazhdon “zakonin”, dy titullarët humbasin Vllazninë

2022-10-04 15:08:04, Sport CNA

Partizani vazhdon “zakonin”, dy titullarët humbasin

Pas humbjes në derbi ndaj Tiranës, Partizani i është rikthyer menjëherë stërvitjes për t’u përgatitur për të premten ku i pret Vllaznia në Loro Boriçi për javën e 7 të Abissnet Superiore në orën 17:45.

Seanca stërvitore ishte e ndarë në dy grupe me titullarët e dferbit që zhvilluan një stërvitje me ngarkesë të ulët fizike ndërsa pjesa tjetër vazhdoi normalisht përgatitjet.Massanga Matondo dhe Bruno Telushi do të humbasin ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Kongolezi u ndëshkua me të kuq në fund të ndeshjes në derbi ndërsa vlonjati pas hyrjes në fushë në minutën e 72, doli direkt 10 minuta më vonë pasi nuk mund të vazhdonte më shumë për shkak dëmtimi. Dy mesfushorët i bashkohen Marçelino Prekës në listën e mungesave.





Lajmet e fundit nga