web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Redon Xhixha mban premtimin, Tirana varet nga ai

2022-10-04 10:27:44, Sport CNA

Tirana mposhti Partizanin në një ndeshje elektrizuese në Air Albania. Bardheblutë edhe pse me 10 lojtarë që në minutën e 38, ja dolën të shënonin 2 gola dhe të mos pësonin asnjë duke dalë me 3 pikë nga derbi. Heroi i ndeshjes ishte padyshim Redon Xhixha i cili shënoi të dy golat që hodhën të kuqtë në tapet.

Sezonin e vjetshëm, lideri dhe udhëheqësi i kampionëve ishte Taulant Seferi dhe Xhixha shihej më shumë si një partner i tij. Largimi i Seferit solli edhe “frikë” në kampin bardheblu pasi një lojtar i tillë vështir të zëvëndësohet. Por, ishte vetë Redon xhixha që në një intervistë pas largimit të Seferit jepte premtimin se do të merrte për dore Tiranën.

Jemi në javën e 6 dhe Xhixha po i qëndron fort atij premtimi teksa në 6 ndeshje ka shënuar plot 7 gola dhe dhuruar 1 asist. Kurbinasi kryeson renditjen e golashënuesve me diferencë të madhe me rivalin e tij të Partizanit, Skukën që numëron 3 gola.





Lajmet e fundit nga