web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Itali të bindur/ Reja nuk rinovon me FSHF-në. Zbulojnë se cili mund të drejtojë Kombëtaren shqiptare

2022-10-04 11:52:55, Sport CNA

Në Itali të bindur/ Reja nuk rinovon me FSHF-në. Zbulojnë se

E ardhmja e Edy Reja-s në krye të Kombëtares shqiptare mbetet një temë e hapur, së fundmi ky diskutim ka kaluar përtej Adriatikut. Pavarësisht se FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë.

Sipas La Gazzetta dello Sport: FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti. Gjithnjë sipas të përditshmes më të madhe sportive:

Në Itali të bindur/ Reja nuk rinovon me FSHF-në. Zbulojnë se

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë. Jo vetëm La Gazzetta, edhe mediat e tjera italiane bashkohen në këtë pikë, madje shtojnë se Di Biagio mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.

Nëse për emrin e pasuesit ka ende dyshime, të gjithë mediat shprehen të sigurta se FSHF nuk do t’i ofrojë një kontratë të re Edu Reja-s





Lajmet e fundit nga