web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pagë e majme, zbulohet sa do të përfitojë Asani në Iran

2025-08-30 16:52:00, Sport CNA

Pagë e majme, zbulohet sa do të përfitojë Asani në Iran

Jasir Asani është transferuar te Esteghlal në Iran, një lëvizje që ka marrë vëmendje të madhe në vend.

Mediat iraniane theksojnë se klubi nga Teherani ka marrë përsipër një rrezik financiar të madh, pasi sulmuesi i kombëtares shqiptare do të përfitojë 2.6 milionë dollarë për dy sezone, ose 1.3 milionë në vit, pa tatim.

Ky kontrast është i madh krahasuar me pagat mesatare në Iran. Përveç aspektit financiar, diskutimet lidhen edhe me karakterin e futbollistit, pasi ai ka pasur probleme disiplinore gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut.

Megjithatë, vlerat sportive mbeten të pamohueshme. Asani, i mbiquajtur “Arjen Roben i Azisë”, ka shkëlqyer në kampionate të forta dhe në Ligën e Kampionëve aziatikë.

Ai shihet si një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Sa Pinto, që pritet ta përdorë në krahun e majtë ose të djathtë në skemën 4-2-3-1. Pritet që lojtari të ketë ndikim të madh, edhe pse do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me futbollin iranian.





Lajmet e fundit nga