web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ofrojmë një byrek dhe një litër birrë për CR7-ën”, vjen oferta e parë ironizuese! Klubi anglez tallet keq me yllin portugez

2022-11-15 16:51:59, Sport CNA

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo ka qenë kryefjala e dy ditëve të fundit pas intervistës së bujshme teksa shpërtheu ndaj Mançester Junajtid. Ai deklaroi se ndihet i tradhtuar dhe se u përpoqën ta detyronin të largoheshe nga klubi.

Duket se kjo intervistë i vuri vulën njëherë e mirë marrëdhënieve të Ronaldos me “Djajtë e Kuq”. Ende nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e Ronaldos, teksa në rrjet kanë nisur ironitë yllin portugez.

Skuadra e Ligës së Veriut, Blyth Spartans përmes një postimi në faqen në Twitter i ka bërë një “ofertë” Junajtid për transferimin e CR7-ës.

“Përshëndetje Mançester Junajtid! Dëgjuam se Ronaldo dëshiron të largohet. Ne dëshirojmë tju ofrojmë një “byrek dhe një litër birrë” për portugezin”, shkruhet në faqen e klubit.

Është krijuar një situatë aq komike dhe aq absurde, se si pesë herë fituesi i Topit të Artë të katandiset në këtë mënyrë.





Lajmet e fundit nga