web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk u thërrit nga Kombëtarja, Ernest Muçi “përshëndet” me një gol nga toka polake

2023-03-24 16:01:24, Sport CNA

Ernest Muçi ishte një nga emrat surprizë që nuk figuronte në listën e parë të trjanerit Sylvinho për Kobmëtaren shqiptare për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë më 27 mars. Gjithsesi trjaneri barziian shpjegoi se ka nën vëzhgimin e tij plot 70 lojtarë shqiptar dhe Muçi e lojtarë të tjerë që nuk u thirrën janë pjesë e kësaj liste.

Ditë ne sotme, Legia zhvilloi një miqësore ku sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës. Një gol nga toka polake, aty ku kuqezinjtë do të shkelin mbrëmjen e së dielës ku do të zbresin nga avioni për t’ju drejtuar hotelit.

Sëbashku me Muçin, në lojë është edhe një tjetër ish i Tiranës, mesfushori Jurgen Çelhaka që këtë sezon po has shumë vështirësi në gjetjen e minutave.





Lajmet e fundit nga