web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Retegui për të zëvendësuar Lukakun, Interi në avantazh për sulmuesin

2023-03-24 15:59:26, Sport CNA

Mateo Retegui mund të quhet në këto momente është njeriu i momentit për kombëtaren italiane. Debutimi i tij do të mbahet gjatë në librat e suksesit të kombëtares “Azzure”, pasi u shënjua me një gol në humbjen e djeshme kundra Anglisë dhe menjëherë klubi i Interit është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e lojtarit, i cili luan në kampionatin argjentinas me Tigres.

Sipas raportimeve të Sky Sport milanezët kanë avancuar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Tigre ka paguar për Retegui shifrën e 2.5 mln € kjo falë marrëveshjes për Facundo Colidio. Me ftesën e fundit nga trajneri Mançini te Italia, pritet një rritje e mundshme e çmimit të kartonit të lojtarit italian.

Për ta konkretizuar më shumë interesin e Interit, në shkallët e stadiumit “Diego Armando Maradona” ishte dhe një nga anëtarët e bordit drejtues Dario Baccin dhe për këtë arsye Interi ndodhet në “Pole Position” për të siguruar shërbimet e Retegui.





Lajmet e fundit nga