web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk është stërvitur dy ditët e fundit me Chelsea, çfarë po ndodh me Brojën

2022-08-17 20:14:00, Sport CNA

Armando Broja nuk është stërvitur në dy ditët e fundit me Chelsea. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut si zëvendësues nga Tuchel në dy duelet e para në kampionat kundër Evertonit dhe Tottenhamit.

Evertoni kërkon me insistim shërbimet e Brojës, të cilin po e tenton edhe Newcastle. Mediet angleze nuk raportojnë për ndonjë dëmtim të 20-vjeçarit shqiptar, kështu që mungesa e tij në stërvitje lidhet me një transferim diku tjetër.

Chelsea po garon të sigurojë Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona. Ardhja e kapitenit të Gabonit pritet të sjellë largimin e Brojës, i cili mund të vijojë karrierën në ?St James Park?.

Sulmuesi i talentuar është një nga objektivat e Newcastle për repartin ofensiv, trajneri Eddie Howe e vlerëson shumë shtatlartin shqiptar dhe drejtuesit e ?Qymyrxhinjve? po përgatisin një ofertë zyrtare.

Chelsea refuzoi 30 milionë paund nga West Ham kohë më parë, ndërkohë që pritet me interesim të madh nëse ?Blutë e Londrës? do të pranojnë shitjen apo huazimin e lojtarit shqiptar.





Lajmet e fundit nga