web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2 gola dhe 2 kartona të kuq, Shkëndja merr fitoren e parë sezonale

2022-08-17 19:24:34, Sport CNA

Shkëndija ka fituar 2-0 kundër Skopje në javën e dytë të ligës elitare në Maqedoninë e Veriut. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e shkuar, skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri ka bërë detyrën në stadiumin e Strugës.

Sfida është hapur shpejt nga autogoli i Kirovski në minutën e 6, ndërsa po Kirovski do katranoste gjithçka për miqtë nga Shkupi. Pas të kuqit të Hristovski në të 33, dy kartona të verdhë të shpejtë të Kirovski do bënin që Skopje të mbetej me 9 lojtarë pas vetëm 37 minutave lojë.

Me avantazhin e një goli dhe të 2 lojtarëve më shumë, Shkëndija ka hyrë e qetë pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin e dytë me Bilalin në minutën e 62. Pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, Shkëndija mban vendin e tretë me 4 pikë, 2 më pak se Struga kryesuese.





Lajmet e fundit nga