web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një kampion bote për Interin, 30 milionë euro dhe kontratë 5-vjeçare

2023-08-22 12:32:55, Sport CNA

Një kampion bote për Interin, 30 milionë euro dhe kontratë

Kjo ishte një verë e nxehtë për Inter, me zikaltërit që pa frikë mund të konsiderohen si një nga ekipet më aktive në këtë sesion, kjo e kushtëzuar shumë nga largimet në masë.

Nga porta në sulm, nga Milano janë larguar 10 lojtarë dhe po aq janë afruar. Sigurisht kjo nuk ishte një merkato e bujshme, me afrime me peshë, apo emra të mëdhenj, të paktën jo në hyrje. I fundit në radhë, blerja më e shtrenjtë dhe mbase më e rëndësishmja vjen nga Gjermania. Nuk ka më asnjë dyshim, Benjamin Pavard mund të konsiderohet një lojtar i Inter.

Dy klubet, Inter dhe Bayern Munich kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, 30 milionë euro cash, plus 2 të tjera bonuse. Bayern ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Pavard, me anësorin francez që pritet të zbarkojë në Milano të mërkurën për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Pavard do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 4 milionë euro neto në sezon.





Lajmet e fundit nga