web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vata drejt transferimit në Itali, e kërkojnë dy klube të Serie A

2023-08-21 15:23:13, Sport CNA

Rocco Vata, djali i legjendës Rudi Vata, mund të transferohet në Itali në këtë merkato vere.

18-vjeçari ndiqet me interes nga dy klube të Serie A, Torino dhe Hellas Verona. Këto klube e pëlqejnë shumë lojtarin dhe do të provojnë ta afrojnë në këtë merkato.

Vata ka edhe një vit kontratë me Celtic dhe gjasat janë të mëdha që të ndryshojë ekip. Mesfushori me tipare sulmuese, ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Celtic, ndërsa ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave te Irlanda.  





Lajmet e fundit nga