Five players with problems, Shehi complains: Superiore's postponement hurt Tirana
Tirana tied on Saturday with the result 3-3 in a friendly pl...
I lindur në Greqi, me origjinë nga Shkodra, Elton Fikaj dhe futbolli e kanë rrugën e përbashkët të hershme. Mbrojtësi, i cili në muajin tetor mbush 18 vjeç, është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe së fundmi është bërë edhe pjesë e ekipit të parë të gjigantit grek, Panathinaikos. Eltoni ka mësuar herët ta godasë topin e më pas është regjistruar edhe në një akademi, siç rrëfen në rubrikën “Talenti shqiptar”.
“Që i vogël kam qenë me top në këmbë”, nis të tregojë Fikaj. “Hapin e parë për t’u përfshirë në futboll e kam bërë në moshën 5-vjeçare. Atëherë familja ime më regjistroi në akademinë e Apollon Smirnis këtu në Greqi ku unë kam lindur dhe jetoj”, shton mbrojtësi i ri, i cili sigurisht ka pasur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së tij.
“Babai është personi që më ka qëndruar më afër për sa i përket futbollit. Ai më ka këshilluar dhe ka bërë sakrificë të madhe që të arrij deri këtu ku jam sot”, shprehet Fikaj, i cili është pjesë e Shqipërisë U-19 të drejtuar nga Ervin Bulku. Gjithsesi ai rrugëtimin e tij me fanellën kuqezi ai e ka nisur më herët, që me 15-vjeçarët.
“Kur Shqipëria më ftoi për herë të parë, isha shumë i gëzuar. Familja ime u gëzua edhe më shumë. Ndeshja e parë e imja me Shqipërinë U-15 ka qenë kundër Kosovës. Është gjë e bukur të kalosh nga Shqipëria U-15, deri tek U-19. Çdo futbollist do e donte diçka të tillë, por dëshira ime është të luaj një ditë me Kombëtaren A”, shprehet Fikaj.
Së fundmi i riu shqiptar është përfshirë në listën e Panathinaikos për ndeshjet kualifikuese të Champions League dhe këtë gjë ai e komenton kështu: “Kjo do thotë që unë duhet të punoj edhe më shumë që të arrij sa më lart dhe mos të zhgënjej stafin e Panathinaikosit, që besuan tek unë”.
Fikaj ka procuar të luajë në UEFA Youth Champions me moshat e skuadrës greke, ndërkohë që tani pret debutimin me ekipin e parë. Kur shikon që në kampionatet e forta europiane shtohen lojtarët shqiptarë, mbrojtësi parashikon gjëra të mira për Kombëtaren kuqezi.
“Është gjë e bukur të shikosh shqiptarët të luajnë nëpër ekipe europiane, sepse një ditë ne si Shqipëri do arrijmë shumë lart. Edhe unë dua ta ndihmoj Shqipërinë të luajmë në Kupë e Botës”, deklaron adoleshenti shqiptar, i cili e ka një shembull si lojtar. “Shembull kam Mërgim Mavrajn si qendërmrojtës i majtë, pasi aty aktivizohem edhe unë këto tre vitet e fundit”, vijon Eltoni.
Në mbyllje Fikaj rrëfen se e krahasojnë me një emër të rëndë të futbollit gjeman dhe atij botëror, ndërkohë që tregon edhe objektivat që ai ka. “Më krahasojnë me Franz Beckenbauer për qetësinë që kam me topin dhe teknikën. Synimi im është të luaj në një kampionat të fortë europian dhe të ndjek hapat e mbrojtësit të Real Madrid, David Alabës”, përfundon Fikaj.
Tirana tied on Saturday with the result 3-3 in a friendly pl...
The Macedonian left defender, David Atanaskoski, will be t...
Everyone is waiting for Neymar's debut in Saudi Arabia with ...
Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, dha një prononcim për m...
Lionel Messi fitoi trofeun e parë në tokën amerikane teksa y...
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja mes Skënderbeut d...
Liverpool mori fitoren e parë të Premier League teksa mposht...
Aventurë e pakëndshme për Iago Falkue. Futbollisti spanjoll,...
Edi Basa do të jetë pjesë e Gjilanit. Sulmues kroat, i cili ...
Shkodran Mustafi mund të mburret më të drejtë si një nga të ...
Lajmi i trishtë për futbollin italian. Është ndarë nga jet...
Lazio nis kampionatin të dielën e datës 20 gusht në transfer...
Një skandal i madh tronditi Premier League! Federata e Futbo...
Ndonëse merkatoja zyrtarisht mbyllet në datën 31 gusht, Skën...
Suedia dhe Australia kanë zhvilluar ndeshjen e vlefshme pë...
Three games in one week, fatigue from traveling and with foo...
Dinamo përgatit suprizën e radhës në merkato. Ndryshimet q...
The beginning of the First League of Kosovo started with a p...
Seria A do të startojë ditën e sotme sezonin e ri. Kampion...
The Italian Football Federation (FIGC) has put an end to all...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Thirty-five people were killed and 30 others were injured ...
US President Donald Trump has announced that he will seek ...
Almost half of people living in France, Germany, Italy and...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...