web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Sidrit Guri drejt rikthimit në Superiore, ndjek në stadium miqësoren

2023-08-19 12:57:00, Sport CNA

E bujshme/ Sidrit Guri drejt rikthimit në Superiore, ndjek në stadium

Dinamo përgatit suprizën e radhës në merkato. Ndryshimet që kryeqytetasit bënë në klub, trajneri i ri dhe projekti për bashkëpunimin me City-n kanë bërë që tifozët e Bluve të presin emra të mëdhenj në ekip. Mësohet se Dinamo po kërkon edhe Sidrit Gurin.

Ish-sulmuesi i Kombëtares ka dalë i lirë pas largimit nga Istanbulspor, aty ku luajti për një sezon në Superligën e Turqisë. Tanimë "Nëndetësja" po tenton ta rikthejë sulmuesin në Superiore.

Gjithçka duket shumë afër, teka Guri u shfaq në stadiumin “Loro Boriçi”, në miqësoren që Dinamo luajti ndaj Vllaznisë.

E bujshme/ Sidrit Guri drejt rikthimit në Superiore, ndjek në stadium

I dalë nga moshat e KF Shkodra, Guri spikati te Vllaznia, Besa, Korabi dhe Kukësi, për të kaluar më pas te Oostende në Belgjikë dhe Shkëndija në Maqedoninë e Veriut. Guri ka qenë pjesë e Kombëtares, teksa ka luajtur edhe dy takime në 2018. /CNA.al





11:21 Sport

Italy

The Italian Football Federation (FIGC) has put an end to all...

Lajmet e fundit nga