web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmuesi nuk bind, Skënderbeu i komunikon largimin

2023-08-20 16:28:45, Sport CNA

Muhamed Diabi nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit korçar. 21-vjeçari zbarkoi pak ditë më parë në qytetin juglindor, por nuk arriti të bindte drejtuesit. Diabi qëndroi në tribunë në miqësoren e djeshme ndaj Besës, teksa iu komunikua se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gvozdenoviç. 

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Diabi ka luajtur në ligat inferiore në Francë që në moshë të hershme e më pas ka kaluar në Luksemburg ku ka qenë pjesë e klubit Union Titus që luan në elitën e këtij shteti. 

Ajo që vlen të theksohet është fakti se Diabi ka luajtur 13 takime dhe ka arritur të shënojë 2 gola në 700 minuta të grumbulluara në total. Ndeshja e fundit, e cila rezulton të jetë luajtur nga futbollisti në fjalë, është ajo e vitit 2022, ku është aktivizuar për 62 minuta.   





Lajmet e fundit nga