web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miqësorja e luksit, Manchester City triumfon ndaj Bayern Munich

2023-07-26 14:30:15, Sport CNA
Miqësorja e luksit, Manchester City triumfon ndaj Bayern Munich
Moment nga ndeshja

Manchetser City fitoi miqësoren e luksit ndaj Bayern Munich, e cila u luajt në Japoni. Skuadra angleze, triumfoi 2-1, në një ndeshje spektakolare.

Sfida nisi e qetë, me bavarezët që kishin kontrollin e lojës, por golin të parët e shënuan kampionët e Europës.

Në minutën e 21, ishte McAtee, që i dha avantazhin Manchester City-it. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me ndryshime të shumta te Bayern-i.

Gjermanët arritën të gjejnë barazimin në minutën e 81 me Tel, por ky barazim zgjati pak, pasi Laporta riktheu sërish në avantazh anglezët.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe City del përsëri fitimtar ndaj Bayern Munich, ashtu si në sezonin e fundit, kur i eliminoi në Champions League.





Lajmet e fundit nga