Eliminimi nga Kupa, Milani merr vendimin për trajnerin Pioli
Pavarësisht eliminimit nga Kupa, Stefano Pioli nuk do të shk...

Emanuele Ndoj ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Brescia-s. Mesfushori largohet nga skuadra e Serisë B pas 7 vitesh, teksa këtë sezon nuk ka pasur në këmbë minutat e dëshiruara.
27-vjeçari, pavarësisht largimit, do të mbetet në Serinë B, teksa është gati për të nisur një aventurë të re në një tjetër skuadër. Ndoj pritet të kalojë te Leço, skuadër që lufton për mbijetesë në Serinë B.
Lajmin e largimit të tij e ka bërë të ditur vetë mesfushori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 27-vjeçari bën një mesazh emocionues, teksa falënderon të gjithë për mundësinë e dhënë dhe se Brescia do të mbetet në zemrën e tij.
“E dashur Brescia, është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur gjithçka që ndiej tani. Pas gati 8 vitesh dhe 143 ndeshjeve të luajtura me këtë fanellë, ka ardhur koha për t’u ndarë. Është një përshëndetje plot emocione të përziera, por mbi të gjitha është një përshëndetje plot mirënjohje.
Kur mbërrita këtu, isha një djalë i ri me një ëndërr në zemër dhe Brescia më dha mundësinë për ta realizuar atë. Kam mësuar shumë gjatë kohës sime këtu, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.
Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, kam krijuar miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe kam pasur privilegjin ta mbaj veshur me krenari këtë fanellë.
Ishte një rrugëtim plot sfida, fitore, disfata dhe momente të paharrueshme. Mbi të gjitha, mbërritja në Serinë A, ëndrra e çdo fëmije që e do këtë sport të mrekullueshëm! Sa herë që zbrisja në fushë me këto ngjyra, jepja gjithçka për këtë ekip dhe tifozët tanë fantastikë.
Do të doja të falënderoja shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që punuan në prapaskenë gjatë kohës sime këtu. Ju keni qenë familjarë për mua, do të më mungoni të gjithë.
Por mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët e Brescia-s. Mes nesh kishte dashuri dhe urrejtje si në një lidhje, dhe falë këtyre momenteve më bëtë të rritesha shumë. Do t'ju falënderoj gjithmonë për këtë.
Megjithëse ndonjëherë situatat mund të dukeshin ndryshe, dijeni që sa herë më është dhënë besim jam munduar të jap gjithçka për këtë fanellë. Për secilin prej jush dhe për këtë qytet, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia ime!
Faleminderit përsëri Brescia, për gjithçka që më ke dhënë. Këto tetë vite do të mbeten gjithmonë ndër kujtimet më të veçanta të jetës sime. Tani është koha për të filluar një aventurë të re, por Brescia dhe tifozët e saj do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Ndoj.
Pavarësisht eliminimit nga Kupa, Stefano Pioli nuk do të shk...
Në dy fazat e para të kampionatit, Skënderbeu tregoi paraq...
Te Milani po përgatiten për një revolucion në verë dhe tra...
Forma e shkëlqyer që ka dëshmuar gjatë gjithë këtij sezoni n...
Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janar...
Tashmë edhe zyrtarisht Sebastian la Torre është futbollisti ...
Kukësi vazhdon me përforcimet në këtë merkato dimri. Verilin...
Barcelona won against Osasuna in the semi-final of the Spani...
Sulmuesi i Gjermanisë, Leroy Sane është pezulluar për tre ...
Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në ...
Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Gambisë kanë përjetuar mo...
Futbollisti me origjinë shqiptare, Kevin Zefi, mund të quh...
Jadon Sancho është zyrtarisht lojtar i Borussia Dortmund. Kl...
Mesfushori Maguette Gueye, pritet të jetë largimi i radhës...
Mesfushori shqiptar, Luis Hasa, mund të bëjë debutimin me ...
Portieri shqiptar, i Ajax-it, ka zbuluar se po pret një ft...
Sven-Goran Eriksson ka marrë lajmin e tmerrshëm nga mjekët. ...
It wasn't a historic night yesterday for Atletico Madrid, wh...
Now officially, Jurguens Montenegro is a player of Egnatia. ...
Milan is eliminated in the quarterfinals of the Italian Cup....
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...