web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbollisti 22-vjeçar: Më kërkon Shqipëria dhe Kosova, por dua të luaj për Gjermaninë

2024-01-11 14:05:00, Sport CNA

Futbollisti 22-vjeçar: Më kërkon Shqipëria dhe Kosova, por

Portieri shqiptar, i Ajax-it, ka zbuluar se po pret një ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë. 22- vjeçari, deklaroi për mediat holandeze, se Shqipëria dhe Kosova i kanë bërë ftesë, por pret Gjermaninë.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë ofruar. Unë thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë", tha Ramaj.

I dalë nga moshat e Stuttgart, Ramaj bëri mirë me Heidenheim dhe më pas me Eintracht Frankfurt, para se në verën e 2023 të linte gjermanët dhe për 5 milionë euro të bashkohej me Ajax në Holandë. Në Eredivisie ai ka luajtur 10 ndeshje, teksa me Ajax në të gjitha kompeticionet 17 duele këtë sezon.





Lajmet e fundit nga