web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet java e 10-të në kampionatin maqedonas, rezultatet e skuadrave shqiptare

2024-10-20 16:28:00, Sport CNA
Mbyllet java e 10-të në kampionatin maqedonas, rezultatet e skuadrave
Shkëndija

Këtë të dielë u luajt java e 10-të e kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

Dy nga ndeshjet e zhvilluara këtë pasdite, Pelister-Shkupi dhe Tikves-Shkëndija u mbyllën me barazime pa gola.

Besa 1976 fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Vardar-it, në një ndeshje shumë të luftuar.

Golat për skuadrën shqiptare i realizuan Esati në minutën e 10’ dhe Fetai në minutën e 77’.

Teksa për ekipin mik rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Omeragikj në minutën e 73’.

Gostivari ra në transfertën e Rabotnicki-t, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-0 dhe goli i vetëm u realizua nga Mazari në minutën e 15’.

Ndërkohë Struga u mposht në shtëpi me rezultatin 1-4 nga Sileks. Golin e vetëm për skuadrën shqiptare e realizoi Radic në minutën e 75’.

Nga ana tjetër rrjetën për Silkes e gjetën Alic në minutën 61’, Ousman realizoi dygolësh në minutat 83’, 90+1’ dhe Ignatov në minutën 85’./CNA

Rezulatet e javës së 10-të:

Mbyllet java e 10-të në kampionatin maqedonas, rezultatet e skuadrave

Renditja e kampionatit maqedonas: 

Mbyllet java e 10-të në kampionatin maqedonas, rezultatet e skuadrave





Lajmet e fundit nga