web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazrekaj,

2022-07-29 20:28:00, Sport CNA
Mazrekaj,
Mentor Mazrekaj

Mentor Mazrekaj konfirmon edhe një herë se është pa diskutim një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin shqiptar.

Fantazisti i Laçit tregoi klasin e tij edhe në katër ndeshjet europiane, duke qenë ai lideri i skuadrës kurbinase që dje u eliminua në mënyrë befasuese, edhe pse për 50 minuta lojë udhëhiqte me shifrat 1-0 falë golit fantastik që realizoi 33-vjeçari nga Prishtina.

Ajo goditje mjeshtërore që dërgoi topin në rrjetën e portierit moldav kishte shumë teknikë brenda, por nuk mjaftoi që Laçi të kishte sukses.

Megjithatë, Mazrekaj tregoi se është si vera, që sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është. Mentori ka qenë një bast personal i trajnerit Duro, i cili në momentin më të vështirë që kishte lojtari, e bindi këtë të fundit për të nisur gjithçka nga e para në Superiore.





Lajmet e fundit nga