web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LIVE/ Starton Partizani-Kukësi, mësoni çfarë ndodh në kohë reale

2022-12-15 15:48:00, Sport CNA

LIVE/ Starton Partizani-Kukësi, mësoni çfarë ndodh në

Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit që luhet në stadiumin e ekipit kryeqytetas, është një nga më delikatet e kësaj jave në Superiore. Të kuqtë nuk duan më hapa fals para derbit, për të shkuar atje në maksimumin e tyre ndërsa verilindorët presin reagimin pas ndryshimit në pankinë.

Trajneri Kolela ka bërë disa ndryshime në formacion, duke hedhur në fushë nga minuta e parë edhe Maget përkrah Matondo, ndërsa dyshja Cara-Skuka duket e paprekshme në sulm, meqë për momentin mungon dhe Hoti.

Nga ana tjetër, edhe Hallaçi ka bërë lëvizje me aktivizimin e Sulës, teksa ka lënë në stol emra si Basha, Peposhi e Kote që kanë luajtur më rregullisht deri tani.

LIVE PARTIZANI-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE:

7’ Skuka në krahun e djathtë i afrohet zonës me një nga shpërthimet e tij, por pastaj bllokohet nga mbrojtësit dhe tentativa për krosim përfundon jashtë.

3’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Rrapaj në hyrje të zonës ka mundësinë të gjuajë dhe lëshon një predhë të fortë por sfera kalon mbi traversë.

2’ Aksion i shpejtë i Partizanit, topi në të majtë për Carën i cili sulmon por sfera devijohet jashtë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Partizani”.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Rexhepi, Bitri, Sota, Hadroj, Buxhelaj, Murataj, Rrapaj, Maget, Matondo, Cara, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela

Kukësi: Halimi, Ferreira, Ebert, Ilieski, Ndreca, Sula, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Mbarak, Haxhiu, G. Barbosa.
Trajner: Rr. Hallaçi





Lajmet e fundit nga