web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leverkusen

2024-03-03 17:56:00, Sport CNA

Leverkusen

Leverkusen afrohet edhe më shumë me titullin kampion. “Aspirinat” shfrytëzuan në maksimum gabimin e Bayern Munich, teksa sot mundën 0-2 Koln.

Në "RheinEnergieStadion", llogaritë u komplikuan shumë për vendasit, të cilët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 14-të, pas daljes me karton të kuq të Thielmann. Të besuarit e Xabi Alonsos realizuan nga një gol për secilën pjesën, me Frimpong dhe Grimaldo.

Xhaka me shokë kryesojnë kampionatin me 64 pikë, 10 pikë më shumë se Bayern Munich. Në krahun tjetër, Koln renditet në vendin e 16-të, me 17 pikë. Takimi tjetër për sot në Bundesligë ëshët Hoffenheim-Werder.





Lajmet e fundit nga