web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditje e rëndë për Italinë, sulmuesi mbyll sezonin dhe humb Europianin

2024-03-03 15:47:00, Sport CNA

Goditje e rëndë për Italinë, sulmuesi mbyll sezonin dhe humb

Dëmtim i rëndë për Domenico Berardin. Në minutën e 60-të të ndeshjes kundër Veronës, sulmuesi i Sassuolos, i cili rikthehej në formacion si titullar pas disa muajsh pushim, ndërpreu largimin e Montipò-s dhe po nxitonte drejt portës verdheblu, kur ai u rrëzua papritur duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor.

Gjendja e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe Berardi u largua nga fusha i ndihmuar nga mjekët dhe pa e mbështetur këmbën në tokë.

Dëmtimi është i rëndë, bëhet fjalë për tendinën e Akilit. Për numrin 10-të Sassuolos sezoni përfundon këtu dhe madje edhe kampionati europian është një vegim.





Lajmet e fundit nga