web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundër racizmit, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë në Premier League

2022-10-06 15:42:10, Sport CNA

Lojtarët e Premier League do të gjunjëzohen para dy ndeshjeve të fundjavës së ardhshme për të treguar unitetin e tyre kundër racizmit.

Ndeshjet e nivelit më të lartë të futbollit anglez ndërmjet 8 dhe 16 tetorit do t?i kushtohen fushatës ?Nuk ka vend për racizëm?.

Kapitenët e klubit ranë dakord para sezonit që ata të uleshin në gjunjë në momente të rëndësishme për të demonstruar gjestin kundër racizmit. Lojtarët gjithashtu do të gjunjëzohen në ndeshjet e Boxing Day dhe në finalet e Kupave.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Riçard Masters tha: ?Ne mbështesim vendimin e marrë nga lojtarët për tu gjunjëzuar në momente specifike gjatë sezonit dhe ne do t?i përdorim këto ndeshje për të promovuar më tej anti-diskriminimin dhe edukimin e tifozëve. Ne vazhdojmë të punojmë shumë për të trajtuar diskriminimin dhe për të përmirësuar mundësitë brenda lojës, në përputhje me planin tonë të veprimit ?Nuk ka vend për racizëm?. Ne e dimë se mund të bëhet më shumë për të hequr barrierat dhe se futbolli do të përfitojë nga diversiteti më i madh në të gjitha fushat e sportit?, u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga