web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Messi i rekordeve, me golin e fundit arrin një statistikë të frikshme  

2022-10-06 09:07:02, Sport CNA

Messi shënoi sërish në Champions, kesaj here ndaj Benfikes. Argjentinasi, në mënyrë mjeshtërore, e çoi topin në cepin e sipërm të rrjetës, për ta lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Pos klasit të goditjes, ky gol merr edhe më shumë vlerë për një fakt tjetër.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë tanimë u ka shënuar plot 40 skuadrave në Champions League, diçka të cilën s’e ka bërë askush me parë.

Ky sezon është duke ecur për mrekulli për argjentinasin, që nuk po ndalet së shënuari e asistuari. 





Lajmet e fundit nga