web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kualifikim historik, Partizani siguron

2023-08-17 22:00:41, Sport CNA

Partizani është kualifikuar për herë të parë në histori, në fazën “play off” të Conference League.

Të kuqtë fituan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj letonezëve të Valmieras. Në “Elbasan Arena”, vendosi goli i shënuar nga Tedi Cara me penallti në minutën e 20-të dhe Partizani kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë.

Në “play off”, kampionët e Shqipërisë do të kenë një kundërshtar të vështirë, siç është Astana nga Kazakistani.





Lajmet e fundit nga