web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i njohur shqiptar rrezikon shkrirjen

2023-08-24 17:14:00, Sport CNA

Oriku rrezikon shkrirjen. Skuadra nuk është mbledhur dhe një pjesë e lojtarëve janë larguar. Situata nuk është aspak pozitive, por gjithsesi ka njëfarë shprese.

“Sytë” mbeten nga Bashkia e Vlorës. Administratori i klubit, Muharrem Jazaj, që mbajti i vetëm ekipin sezonin e fundit, nuk ka ndërmend të mbledhë skuadrën nëse nuk ka siguri nga bashkia. Jazaj kërkon financim nga institucioni i qeverisjes vendore që është edhe pronar i klubit.

Por deri tani nuk ka asnjë fije shprese. Edhe pse është vonë, në Orikum janë me shprehjen “shpresa vdes e fundit” dhe kërkojnë të paktën që skuadra të qëndrojë në garë për të mos shkuar te shkrirja.





Lajmet e fundit nga