web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishte lënë amanet të varrosej me fanellën e Arsenalit, bashkëshortja i vendos fanellën e Chelsea në arkivol...

2023-02-26 12:47:35, Sport CNA

Një burrë i quajtur David ka qenë një tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës së tij . Ai u nda nga jeta javën e kaluar dhe një nga dëshirat e tij të fundit ishte që të varrosej me fanellën e të madhit anglez.

Megjithatë, familja e tij bëri një gabim të madh, kështu që Davidi u varros me një fanellë të Chelsea , dhe gruaja e tij është "fajore" për këtë.

Kjo histori e pabesueshme u publikua nga reporterja irlandeze e Sunday Times Linda Daly, mbesa e të ndjerit David:

- Sinqerisht, kjo situatë e ktheu një moment të trishtuar në një moment qesharak. Edhe kur hyri prifti, ai pyeti i hutuar: 'A nuk ishte tifoz i Arsenalit?' Të gjithë shpërthejmë në të qeshura. I gjori David do të çohet nga varri i tij - shkroi të dielën në Twitter.





Lajmet e fundit nga