web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventus dorëzohet për Vlahovic, piketon zëvendësuesin e serbit

2023-02-26 12:07:19, Sport CNA

Sezoni i ardhshëm duket se Juventus do ta gjejë pa pikën e referimit në sulm. Fjala është për Dusan Vlahovic për të cilin ka një interes të lartë nga Premier League dhe veçanërisht nga klubi i Manchester United.

Edhe vetë serbi duket i “joshur” nga ideja për t’u transferuar në elitën angleze ndërsa nga krahu tjetër, drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur punën për të mos u gjendur të papërgatitur para merkatos së ardhshme. Objektivi, duke njohur edhe vështirësitë financiare të torinezëve do të jetë një goditje pa shumë bujë, por me perspektivë për të ardhmen si Rasmus Hojlund i Atalantës.

Danezi është në sezonin e tij të parë në Serie A megjithatë paraqitjet e tij me bergamaskët lënë përshtypje pozitive dhe jo më kot për 20-vjeçarin ka sondazhe edhe nga klube si Arsenal apo Real Madrid.

Në këtë formë, gara për të nënshkruar me sulmuesin nuk do të jetë e lehtë, megjithatë “Zonja e Vjetër” është tashmë në lojë për shërbimet e Hojlund dhe do të tentojë me çdo kusht transferimin në Torino të talentit që luan në radhët e Atalantës.





Lajmet e fundit nga