web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Dytë/ Pogradeci merr

2024-04-01 11:12:00, Sport CNA

Kategoria e Dytë/ Pogradeci merr

Pogradeci ka marrë kreun e renditjes në grupin B të Kategorisë së Dytë. Fitorja minimale ndaj Labërisë, ka dërguar liqenorët në vendin e parë.

Goli i shënuar nga Topllari në minutën e 2-të, i dha një skuses shumë të rëndësishëm skuadrës së drejtuar nga Samuel Nikaj.

Në Pogradec, ishte një ndeshje e luftuar dhe me shumë raste nga të dyja ekipet, por u shënua vetëm një gol.

Me këtë fitore, Pogradeci, mban vendin e parë në renditjen e grupit B, me 42 pikë të grumbullura, duke parakaluar Luftëtarin, që mbetet me një pikë më pak.

Hap fals i gjirokastritëve në transfertë ndaj Shkumbinit, në sfidën që u mbyll në barazim pa gola.

Ashtu si ndaj Pogradecit, edhe për Luftëtarin, Shkumbini, u tregua një kockë e fortë, duke i hapur shumë probleme.

Pas këtij barazimi, skuadra nga Peqini mban vendin e tretë në renditje me 36 pikë të grumbulluara në 17 javë kampionat. Sfidë spektakolare në këtë grup, ishte edhe derbi, që u fitua nga Maliqi ndaj Devollit, me rezultatin 5-4.





Lajmet e fundit nga