web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampionati Europian i bashkon sërish, Armand Duka takohet me Xhani De Biazin

2022-10-09 00:16:00, Sport CNA

Kampionati Europian ka bërë sërish bashkë Armand Dukën dhe Xhani De Biazin. Të dy ndodhen në Gjermani, atje ku nesër do të hidhet shorti për kualifikueset e Euro2024. Duka me De Biazin kanë përfituar nga ky moment për t’u takuar me njëri-tjetrin, megjithëse këtë herë nuk do të jenë pjesë e së njëjtës Kombëtare.

Presidenti i FSHF-së ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” disa foto të tyre së bashku me trofeun e Kampionatit Europian. Në postimin e tij Duka shkruan: “Me mikun tim të vjetër Xhani De Biazin. Dikur në një skuadër, sonte kundërshtar”





Lajmet e fundit nga